Pakistan/ Profesori dënohet me vdekje për blasfemi

21/12/2019 12:04

Një profesor në Pakistan është dënuar me vdekje pasi është akuzuar për blasfemi (sharje ndaj zotit). Pakistani ka një popullsi 95 % myslimane dhe sharja e Profetit Muhamed, në Pakistan, përbën vepër penale dhe dënohet me vdekje.

Ngjarja e ka zanafillën në vitin 2013, kohë ku profesori Juaind Hafeez, ishte akuzuar nga studentët e tij në universitet, se ka bërë postime basflemike, në profilin e tij në “Facebook”. Avokatët e Juaind shprehen se klienti i tyre ka rënë pre e grackës së ngritur nga studentët të cilët ishin pjesë e një partie ekstreme islamike, pasi parimet e tyre bienin ndesh me parimet e profesorit të cilat ishin më liberale.

“Reuters”shkruan se në urdhrin e gjykatës thuhet se profesori “do të varet me litar në fyt deri në vdekje”.

Juaind Hafeez po mbahet në një burg në qytetin qendror pakistanez, Multan, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të kërcënimeve të familjes së personit të avokatit të tij.

Top Channel