Një person është arrestuar në fshatin Letanc të Podujevës, pasi ai me datë 19 nëntor e kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të miturë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kurse, në Prishtinë një vajzë e mitur ka raportuar se ishte ngacmuar nga personi i dyshuar mashkull me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i mitur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA