Estonezët i presin vetë pemët e Krishtlindjeve vetëm me një aplikacion!

21/12/2019 17:30

Estonezët gjithmonë i janë drejtuar pyjeve për të prerë pemët e Krishtlindjeve, por këto ditë ndoshta do ta bëjnë me një smartphone në duar.

Ndërmarrja shtetërore e pyjeve në Estoni, një vend ku pothuajse të gjitha shërbimet qeveritare janë të disponueshme në internet, ka lancuar një aplikacion telefonik, i cili i lejon njerëzve të kërkojnë pemët e tyre dhe të paguajnë për to.

“Është një ndjenjë e bukur të sjellësh pemën tënde nga pylli,” tha Katrin Sagur, e cila shkoi bashkë me të shoqin dhe fëmijët që të zgjidhnin një pemë Krishtlindjesh duke përdorur aplikacionin popullor i cili gjendet në tre gjuhë, atë estoneze, ruse dhe angleze.

Ky aplikacion i drejton njerëzit në mënyrë të tillë që ta kërkojnë bredhin e festave në një zonë e cila nuk është shpallur e mbrojtur nga autoritetet, dhe ku nuk ka rreziqe si për shembull, nga ndonjë kabëll elektrik. Të interesuarit, pagesën mund të bëjnë përmes telefonit dhe pemët t`i presin vetë.

Kjo është një traditë që në Estoni, ndiqet që prej vitit 2008, vetëm se tani, falë teknologjisë, është modernizuar. Kur u krijua në fillim, ndaj aplikacionit pati kritika nga përdorues që thanë se nuk ofronte sqarimet e duhura për gjetjen e një peme të përshtatshme, ndaj në variantin e vet të fundit, ai është përmirësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA