Edhe pse nuk ka kryer një shkollë arti, Erjon Froto, e ka kthyer gdhendjen në dru në profesionin e jetës se tij.

Ai mori shtysë për të punuar në dru nga vëllai i tij që është skulptor. Erjoni thotë se ato që vëllai i tij i gdhendte në skulpture, ai filloi t’i bënte në dru. Në vendin e punës, Erjoni është i rrethuar nga punimet e tij dhe objekte tradicionale .

Erjoni thotë se puna me dru nuk është e thjeshtë, pasi ka specifikat e saj, por me vullnet dhe talent mund të ecësh përpara. Ai ka filluar gdhendjen në dru në moshën 17 vjeçare duke nxjerrë edhe punët e para që për të kanë qenë të veçanta dhe emocionuese. Tashmë Erjoni ka krijuar emrin e tij jo vetëm në qytetin e Beratit, por edhe jashtë vendit ku sidomos nga te huajt kërkohen përgjithësisht punime me pamje nga lagjet muzeale të qytetit.

“Ne punojmë si familje në fushën e artit por unë kam zgjedhur drurin shprehet Erjoni ndërsa vijon duke gdhendur një ikonë .Tashmë ai është mjeshtër në këtë fushë dhe nuk e ka të vështirë ta kthejë një copëz dru në një objekt të radhë në Urën e Goricës apo në lagjen Mangalem e Kala apo në një ikonë “, shprehet Erjoni.

Erjoni nuk ka hapur një faqe në internet që të reklamojë punimet e tij. Por kjo nuk e pengon të ketë kërkesa të shumta edhe në këto prag festash ai punon aty në shesh në qendër te qytetit me shtëpizat prej druri ku janë vendosur edhe artizane të tjerë.

Erjoni thotë se për familjen e tij të re të ardhurat e vetme janë përmes punës se tij. Ai dëshiron që edhe fëmijët e tij ta trashëgojnë zanatin e dru-gdhendësit. Ai nuk nguron të japë edhe mesazhin se në jetë nuk duhet hequr dorë nga arti, edhe pse ajo mund të ofrojë diçka tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA