“Paketa antishpifje”/ Meta: Media s’mund të jetë armike e politikës; pas shumë viteve gazetarët iu rikthyen protestave

20/12/2019 10:42

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”.

“Media s’mund të jetë armike e politikës dhe as nuk duhet trajtuar si e tillë”, tha ndër të tjera Meta gjatë fjalës së tij, një prononcim që vjen në hark kohor, 2 ditë pas miratimit të paketës “antishpifje”.

“Liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar. Kushtet e punës gjithashtu. Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen. Pronarë e drejtues mediash e kanë asgjësuar postin e kryeredaktorit të lajmeve se e bëjnë vetë. Liria e fjalës, ndër parimet më të shenjta në kushtetutë. Kufizimet ndaj gjuhës së urrejtjes nuk duhet kurrsesi të keqpërdoren me qëllim mbytjen e kritikës ndaj qeverisjes dhe të zgjedhurve, të bindjeve të ndryshme politike, apo të kërkesës për llogaridhënie”,  u shpreh Meta.

Më tej shtoi:

“Nuk harrojnë dot dramën që shkaktoi mohimi i kësaj lirie në 50 vite të diktaturës, kalvari i vrasjeve, dënimit dhe cenimit të dinjitetit njerëzor. Pas përmbysjes së regjimit ndodhi revolucion i jashtëzakonshëm mediatik, me një numër të madh mediash. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka korrelacion mes lirive civile dhe demokracisë, sa më e konsoliduar demokracia aq më të mbrojtura janë liritë e individit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA