Dita e sotme ka sjellë nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë italiane ENI sa i takon kërkimeve për hidrokarbure në Dumre; një marrëveshje kjo që vjen pas zbulimit të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut.

Nënshkrimi u krye nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe CEO i kompanisë italiane. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit e cilësoi një lajm të shkëlqyer për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal kuptimplotë për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

Rama lajmëroi se kompania italiane do ofrojë edhe trajnime për studentët e Gjeologji Minierave në Shqipëri.

“Objektivi ishte ta mbyllnim këtë kontratë brenda vitit e të vijohej me eksplorimet. Në Dumre ka një rezervë të pritshme të konsiderueshme sikurse zbulimi në Shpirag është një nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet. Bëhet fjalë për një tjetër investim të huaj në Shqipëri, e cila vendos një flamur me shumë peshë në hartën e investimeve të huaja në Shqipëri e përtej vlerës monetare do sjellë edhe vlerën e madhe të dijes e të bashkëpunimit që do rrisë cilësisht gjithë hapësirën që mbulon ky sektor”, u shpreh kryeministri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA