Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, përfundon pa rezultat pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti
02/10 18:32
Një takim i ri ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës po të ndodh i shoqëruar nga zyrtarë tjerë partiakë.
Burime të Telegrafit brenda këtyre dy subjekteve bëjnë me dije se tashmë liderët e dy partive janë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet takimi.
Takimi i ri vjen një ditë pas reagimeve nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada amerikane dhe ajo britanike, të cilët kërkuan që sa më shpejt të formohet Qeveria.
Takimi i fundit Kurti-Mustafa ishte të shtunën i cili zgjati rreth katër orë.
Top Channel