Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Vranësirat do të intesifikohen gjatë pasdites ku pas mesnatës priten reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5-6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në Shqipëri dhe jo vetëm

FOTO GALERI
1/6

Top Channel