Opozita e re zyrtarizoi e kërkesën e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal në kombëtar më lista të hapura para se komisioni i reformës zgjedhore të mbyllte punimet për këtë vit.

Socialistët janë komod me sistemin aktual edhe pse një shteg e lanë të hapur. Nëse një kërkesë e tillë do vinte edhe nga opozita jashtëparlamentare, atëherë të majtët kanë gati propozimin për shkrirjen e koalicioneve.

Ekspertët prezantuan në komision e reformës draftin e tretë, ku bie në sy parashikimi për hapjen e kutive përmes një mekanizimi te ri.

Dhjetori u mbyll pa miratimin në Parlament të fazës së parë te reformës zgjedhore atë të përkthimit në amendamente ligjore të rekomandimeve te OHDIR edhe pse mazhoranca kishte premtuar të kundërtën.

Top Channel