Arben Kraja ka folur shkurtimisht pas zgjedhjes si kryetar i Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kraja u dërgoi një mesazh qytetarëve duke kërkuar prej tyre që të kenë besim se të gjithë anëtarët e SPAK-ut do të bëjnë detyrën që kanë marrë përsipër.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha se kush do duhet të frikësohet nga SPAK-u, Kraja u përgjigj: “Të kenë frikë ata që shkelin ligjin”.

Gjithsesi, Kraja deklaroi se nuk është përcaktuar ende se cila do të jetë dosja e parë që do të hetohet nga SPAK, ku mendohet se do të kalojnë gati 160 procedime.

Arben Kraja theksoi se duhet një bashkëpunim më i madh me partnerët ndërkombëtarë për të ndryshuar opinionin negativ që ata kanë krijuar mbi institucionet shqiptare.

  Kush është Arben Kraja, prokurori që do të drejtojë SPAK-un

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA