Deputetët gjermanë: Shkëmbimi i territoreve është i rrezikshëm

19/12/2019 14:56

Dy deputetët e Bundestagut gjerman Peter Beyer dhe Christian Shmidt gjatë një konference për media sot në Prishtinë kanë folur edhe rreth idesë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Ata theksuan se diskutimet për shkëmbime territoriale vazhdojnë të jenë të rrezikshme.

Deputeti Shmidt tha se rruga e Kosovës për në BE nuk do të jetë e lehtë me diskutime të tilla.

Shmidt: Diskutimet për shkëmbim territorial vazhdojnë të jenë të rrezikshme

Video

“Rruga e Kosovës në integrimin në BE-në nuk do ta shohim se do të jetë më e lehtë nëse vazhdojmë të flasim për shkëmbim territorial. Apo për sovranitetin e saj, përkundrazi mendojmë se kjo çështje është jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha ai.

Beyer dhe Shmidt qysh prej natës së djeshme po qëndrojnë në Kosovë ku janë takuar me dy liderët e partive fituese VV dhe LDK për të diskutuar rreth formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit./E.Zeqiri/Kosovapress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA