​Kështu ndodh kur pini cigare, vetura shpërthen për shkak të përdorimi të aromatizuesit

19/12/2019 17:35

Duhanpirësit pasionantë e kanë të vështirë të heqin dorë nga cigarja gjatë vozitjes, kështu që ata përpiqen të fshehin erën e pakëndshme duke përdorur aromatizuesit.

Se ky kombinim mund të jetë kërcënues për jetën, është mësuar nga një britanik.

Në mënyrë të veçantë, kombinimi i një kimikati të ndezshëm dhe flakë të hapur çoi në një shpërthim në ‘Seat Leon’-in e tij në një rrugë të ngjeshur në Halifax.
Për fat të mirë, shoferi pësoi vetëm lëndime të vogla, por mund të kishte qenë edhe më keq.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi të gjitha dritaret dhe shtrembëroi trupin e makinës.

Zjarrfikësit kanë përcaktuar se shkaku i shpërthimit ishte përdorimi i tepërt i freskuesve të ajrit dhe ndezësit të cigares, raporton BBC. kosovapress

Top Channel