Shpeshherë bëjmë ushtrime fizike për ta përmirësuar formën fizike apo për të humbur peshë, por ushtrimet fizike sjellin shumë përfitime edhe në mendjet tona.
Duke marrë parasysh se numri i njerëzve që kanë probleme me shëndet mendor është rritur, tani, si asnjëherë më parë, është shumë e nevojshme që të kujdesemi për mirëqenien mendore.
Ushtrimet fizike janë të mahnitshme për ta rritur disponimin dhe për ta larguar mendjen nga gjërat e këqija. Në fakt, disa doktorë ua përshkruajnë pacientëve ushtrimet fizike si pjesë e trajtimit të depresionit.
Sidoqoftë, si ndikojnë saktësisht ushtrimet fizike në shëndetin mendor?
Ushtrimet fizike lirojnë endorfine
Është fakt i njohur mirë se ushtrimet fizike lirojnë kimikale të quajtura endorfine. Këto kimikale e rrisin disponimin dhe ju bëjnë të ndiheni mirë.
E lehtësojnë stresin dhe tensionin
Ushtrimet fizike mund të jenë në veçanti të mira për ta larguar stresin dhe tensionin që ndërlidhet me ankthin.
E përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin
Ushtrimet e rregullta fizike e rrisin lirimin e kimikaleve si dopamina dhe serotonina, të cilat e përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin.
Ushtrimet fizike e rrisin vetëbesimin
Përmirësimet në trup dhe në formë të trupit normalisht se ju ndihmojnë të keni më shumë vetëbesim.
E përmirësojnë kualitetin e gjumit
Ne jetojmë në një botë ku rregullisht ankohemi se jemi të lodhur. Megjithatë, një stërvitje e mirë do t’ju bëjë më të lodhur fizikisht, e që pastaj ju ndihmon të flini më mirë dhe të pushoni më shumë.Marre nga Telegraf
Top Channel