Specialja edhe një ftesë për këtë ish-pjesëtar të UÇK-së

18/12/2019 16:52

Gjykata Speciale në Hagë ka ftuar Brahim Mehmetaj për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Prishtinë, njëherësh drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Dje pasdite ne perfundim te orarit te punes, nje prej hetuesve te gjykates speciale ma solli ftesen per ne Hage. Pune e madhe….. Jam i ftuar ne cilesin e te DYSHUARIT!!!! Do ti pergjigjem kesaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu qe kjo gjykate eshte e padrejte dhe e njeaneshme. Krimet ne Kosove i kan kry serbet dhe serbia dha ata jane kriminel e jo ne Çlirimtaret qe ishim te detyruar te benim lufte mbrojtese dhe ÇLIRIMTARE. UÇK perjet e mot!

Top Channel