“Do të doja shumë të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur lart Flamurin Kuqezi”, Veliaj mesazh për 28 Nëntorin nga burgu, ndan pamjet nga Tirana Tokat në pronësi shtetërore mund të kalojnë në duart e kompanive private ose zhvilluesit e tjerë private që kanë investuar pranë tyre apo që do të investojnë. Vendimi i qeverisë që përcakton skemën se si do të funksionojë ky proces,ka hyrë në fuqi.
Më konkretisht duhet që sipërfaqja e tokës që do të kalojë nga shteti tek private të mos jetë më e madhe se 20% e sipërfaqes së pronës që do të investohet. Po ashtu duhet që trojet shqiptare të mos jenë transferuar tek bashkitë ose që këta të fundit të kenë dhënë pëlqimin për kalimin e pronës tek privati.
I gjithë procesi do të kryesohet nga Ministria e Financave pranë së cilës kompanitë duhet të drejtohen me kërkesë. Në kontratë do të përcaktohet çmimi i pronës shtetërore, I cili bazohet në hartën e vlerës së miratuar nga qeveria. Çdo gjë lidhet me realizimin e projektit për të cilin është kërkuar toka shtetërore.
Aktualisht titujt e pronësisë të dhënë me ligjin 7501 dhe atë për ndërmarrjet bujqësore, që janë ende të paregjistruar në hipotekë po verifikohen. I gjithë procesi përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.
Vitet e fundit interesi nga investitorët për tokat shtetërore, kryesisht në bregdet, ka qenë I lartë për ndërtimin e fshatrave turistike.
Projekte ambicioze, në “Gjirin e Lalzit” apo bregdetin e jugut janë miratuar nga Këshilli Kombëtar I territorit, ndërkohë që disa prej tyre tashmë kanë marrë formë.
Top Channel