“Për autoambulancën që duhet të marrë nënën time”…Rama shprehet prerazi: Ligji anti-shpifje kalon sot pa asnjë diskutim!

18/12/2019 12:51

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama është shprehur tepër i prerë se ligji i paketës anti-shpifje do të miratohet sot në Kuvend. Rama u ndal gjerë e gjatë te ajo së cilës iu referua si tema artificialisht e nxehur e ditës.

“Nuk ka ligj të përsosur, nuk mund ta shtyjmë në pafundësi miratimin e ligjit sot. Ky miratim do miratohet sot si një e drejtë e çdokujt që do mbrohet nga llumi i shpifjes. Nga fjalia e parë tek e fundit ligji është jo 99%, por 100% i përputhur me standartet ndërkombëtare. Këtë jua them të konfirmuar 100% nga institucioni i përcaktuar, që është OSBE. Pasi u mor rekomandimi i OSBE u rekomanduan 100% në tekst, u la detyra që procesi të vazhdojë me OSBE-në. U bënë disa saktësime të fundit, duan s’duan organizatat, duan heronjtë që janë te dera me Vasilin në krye, duan s’duan ata ky ligj do të kalojë sot”- deklaroi Rama.

Më tej shtoi:

“Këta të marrin përsipër në mëngjes të lëshojnë akuza penale dhe mos mbajnë asnjë përgjegjësi dhe mos marrin vullnetarisht përsipër të heqin artikullin që nuk e provojnë? Qëllimi është për të disiplinuar një xhungël skllevërish të pasiguruar që merren në punë sot dhe hidhen në rrugë nesër, xhungël shëmbëlltyrash të paregjistruara me domene të regjistruara jashtë Shqipërie, xhungël që merr para pafund lart e poshtë dhe nuk paguan asgjë, asnjë detyrim, që prodhon në vijimësi urrejtje, dëshpërim, dizinformim. Ky ligj nuk e kërcënon asnjë fije Rudina Hajdari lirinë e shprehjes, ama ky ligj mbron dinjitetin dhe të drejtat e tua, pra të mbron ty, nëse kjo s’të bën përshtypje për veten tënde mua më bën përshtypje për ty. Jo për veten time, por për njerëzit e familjes time që nuk mësohen dot me faktin se “hë kështu e kanë këta”, për autoambulancën që duhet të marrë nënën time dhe ta çojë në spital, që edhe pse ka 30 vite që i ndjek këta nuk arrin dot te thotë që ik se nuk të dëgjoj më”, u shpreh Rama.

Ndërkohë ju kujtojmë se para Kuvendit po zhvillohet nga gazetarët një protestë simbolike kundër paketës në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA