Partia Demokratike akuzon gjyqtarin Artan Gjermeni se është anëtar i bandës së Lushnjes. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili përsëriti disa herë se Gjermeni është anëtar i bandës famëkeqe.

Duke kundërshtuar vendimin e dhënë sot nga gjyqtari Gjermeni për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së, për ‘kallëzim të rremë’ në çështjen “Babale”, Bardhi tha se banda e Lusnjes u bë sot bashkë me bandën e Agron Xhafajt.

“Një vendim i pritshëm, asnjë surprizë që gjyqtari, anëtar i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të merrte këtë vendim ndaj një përfaqësuesi të PD-së që ka futur në burg bashkëpunëtorët e tij, anëtar të bandës së Lushnjes. Mbajeni mend këtë që po ju them, në momentin që zotëria do të kalojë në vetting, do të shikoni që kjo që po ju them unë është e vërtetë.

Sot, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi nuk janë dënuar nga drejtësia, por nga një anëtar i bandës së Lushnjes. Sikundër, prokuroria dhe gjykata kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur bandën e Agron Xhafajt, dhe për t’i mbyllur gojën opozitës dhe medias.

Ky vendim jo vetëm nuk do të ndal në betejën e përditshme në betejën e përdtishme me Qeverinë që bashkëpunon me krimin e orgainzuar, por na bën më të fortë për të vijuar betejën.

Sot është bërë bashkë banda e Agron Xhafajt me bandën e Lushnjes”, u shpreh Bardhi përpara mediave.

Top Channel