Nesë dështon Ibra, Milan synon sulmuesin e Real Madridit

18/12/2019 10:38

Milan është në kërkim të një qendër-sulmuesi tash e një kohë të gjatë.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit kanë kontaktuar Real Madridin për 22 vjeçarin serb, transmeton KosovaPress.

Ish sulmuesi Benficës dhe Frankfurtit u bashkua me madrilenët, verën e kaluar me një marrëveshje 6 vjeçare, mirëpo sulmuesi mund të huazohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Milan është në bisedime edhe me sulmuesin suedez, Ibrahimovic, por thuhet se tanimë negociatat kanë ngecur dhe me shumë mundësi Milan do të mundohet ta bind Jovicin ti bashkohet gjatë këtij afatit kalimart klubit rosoner

Top Channel