Kurti: Të presim nëse LDK do t’i betonojë qëndrimet apo do të arrihet marrëveshja

18/12/2019 12:44

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk duhet të ketë takime me liderin e LDK-së, Isa Mustafa derisa LDK e ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm

Ai tha se mbetet të shihet nëse ky takim do të shërbejë për të betonuar qëndrimet e LDK-së apo për të arritur marrëveshjen për koalicion.

Kurti tha se Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do mbahet pas arritjes së marrëveshjes.

“Unë me siguri që kam besuar që duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo nuk dua të ndërhyj tek Lidhja Demokratike e Kosovës e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi i saj më i lartë besojmë që mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm e subjektit tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes. Lëvizja Vetëvendosje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm mund ta mbajë pasi që ta kemi marrëveshjen për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ngelet të shihet sot pasdite se kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së a është thirrur për të betonuar qëndrimet me kërkesat e njohura tashmë apo është thirrur për ta arritur marrëveshjen mes nesh”, tha ai.

Lideri i Vetëvendosjes si kandidat për kryeministër tha se nuk beson që mund të ketë takim derisa thirren organet më të larta të subjektit.

“Unë besoj që duhet të ketë takime mirëpo nuk mund të ketë takime derisa thirren organet më të larta të subjektit”, u shpreh ai.

Kurti u shpreh optimist për qeverinë e re me qëllim që të shkapet shteti nga siç tha ai musharët.

“Besoj shpresoj e uroj që ashtu siç ka vendosur më 6 tetor ta kemi një qeveri të re nga opozita e deridjeshme në mënyrë që ta çkapim nga këta musharët shpërdorues të cilët janë shkaku kryesor i korrupsionit të lartë në Kosovën e pavarur. Pra, populli e do këtë ndryshim, unë jam i gatshëm për këtë ndryshim, kam garuar për kryeministër të ri kam fituar në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje është fituese besoj se më parë që merremi vesh aq më mirë do jetë dhe më 26 dhjetor të shkojmë të përgatitur”, tha ai.

Këto komente kryetari i Vetëvendosjes i bëri pas dhënies së dëshmisë kundër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veselit për rastin “Organizata Syri i Popullit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA