Klubi i Prodhuesve të Kosovës u bënë thirrje Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjitha organizatave humanitare që janë duke ndihmuar në rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të rrënuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri që të gjitha materialet ndërtimore dhe ndihmat tjera të jenë produkte Made in Kosova dhe Made in Shqipëria.
“Pas mbështetjes së menjëhershme që iu dha të prekurve nga tërmeti me produktet esenciale, tani është e nevojshme që në shenjë solidarizimi por edhe si një simbolikë e veçantë, Shqipëria duhet të rindërtohet me produkte shqiptare.
Duke pasur parasysh që dëmet e tërmetit janë shumë të mëdha, blerja e produkteve vendore do të ndihmonte në rigjenerimin e ekonomisë, ku do të mundësonte zhvillimin e saj, por edhe hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në deklaratë.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës edhe një herë bashkë ndjenë me të prekurit e tërmetit dhe gjithmonë do të jetë një mbështetje e fortë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.
Top Channel