
25/02 09:42
Policia raporton se në Ferizaj një person ka raportuar se kur ka hyrë në veturën e tij ka vërejtur se në parafango (te fshesat) kishte vërejtur një bombë dore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti i deminimit në kuadër të Policisë së Kosovës në mënyrë të kontrolluar ka bërë shpërthimin e mjetit në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet si më lart. /KosovaPress/
Top Channel