Fotoja e ditës – Adoleshenti përqafon qenin e tij, të cilit i ka pushuar zemra

18/12/2019 17:04

Në Argjentinë, është fotoja që sot po qarkullon më shumë dhe tregon momentin e dhimbshëm të përqafimit të një adoleshenti me qenin e tij, të cilit i ka pushuar zemra.

Qeni, një boxer me emrin Magui, pësoi infarkt për shkak të fishekzjarreve në Esquel, në province e Chubu-t. Fotoja që pronari i qenit kishte postuar në Facebook, është ndarë nga organizata Adoptá Esterilizá Educá.

Përpjekjet për ta shpëtuar Magui-n, rezultuan të kota, sepse kur iu afrua ndihma, ishte shumë vonë. Në fakt, djali ankohej në postimin e tij se disa veterinerë nuk e kishin “vënë ujin në zjarr” për kafshën.

Fenomeni duket është shqetësues, dhe në Italinë fqinjë, me afrimin e festave, zyrtarë të ndryshëm lokalë kanë nisur një fushatë kundër mjeteve piroteknike që trembin kafshët. Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Britaninë e madhe, ku disa këlyshë kanë pësuar atak në zemër prej zhurmave të forta e të menjëhershme. Susan Paterson, pronarja e një qeni atje që pësoi të njëjtin fat, nisi një peticion online përmes të cilit kërkoi që të rishikohen rregulla në mënyrë të tillë që të kufizohet përdorimi i fishekzjarreve në ditë festash.

Paterson arriti të mbledhë më shumë se 500 mijë firma, ndërkohë që me mijëra firma ka marrë dhe një peticion tjetër, i cili këmbëngul që ti ndalohet fare publikut shitja e fishekzjarreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA