Stopimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk është bllokuar nga taksa, por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve.
Kështu u tha sot në konferencën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për rrugën finale të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Në këtë konferencë po ashtu u tha se pa njohje reciproke mes dy shteteve në kufijtë aktual nuk do të ketë paqe në rajon.
Ish kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri tha se baza e një marrëveshje të qëndrueshme arrihet me një vendim dhe qartësi të BE-së dhe ShBA-së.
Ndërsa ish deputeti nga komuniteti serb në Kosovë, Nenad Rashiq duke kërkuar marrëveshje të paqes mes dy shteteve kërkoi kujdes në teoritë e ndryshimit të kufijve./KosovaPress/
Top Channel