“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Sot rreth orës 01:00, njësitë patrulluese të Stacionit Policor në Fushë Kosovë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Personat dyshohet të jenë të përfshirë në vjedhje të baterive/akumulatorëve, makinerive të rënda/kamionëve, raste këto që kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës dhe në disa lokacione në Prishtinë.
Deri tani nga ana e hetuesve janë siguruar prova të mjaftueshme për nëntë raste të vjedhjeve të rënda, ku dyshohet se personat në fjalë janë të përfshirë.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit, të pesë personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Top Channel