Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev sot me një delegacion qeveritar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Çeki, ku do të pritet nga kolegu i tij çek, Andrej Babish.

Në përbërje të delegacionit qeveritar, siç u paralajmërua nga qeveria, do të jetë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Sipas agjendës, u planifikua që Zaevi të realizojë takim kokë më kokë me kryeministrin çek, Babish, pas çka të dy do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Delegacioni qeveritar do të takohet edhe me delegacionin parlamentar të udhëhequr nga Radek Vondraçek, kryetar i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë/alsat-m/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA