Në studion e emisionit “Top Talk”, u fol edhe për rrolin e qeverisë dhe bashkëpunimit që duhet të kenë të dyja palët (media dhe qeveria), duke iu referuar edhe medieve perëndimore. Këto dy institucione, pra institucionet e qeverisë edhe të medias sipas gazetarit Frrok Çupi duhet të bashkëpunojnë për një interes të madh për njeriun, siç është e vërteta dhe fjala e lirë.

“Marrëdhënia midis shtypit dhe shtetit nuk ndërtohet vetëm nga njëra palë, ndodh nga të dyja palët. Duke nisur nga vendi më kulmor i të drejtës së medias dhe të ligjit të shtypit, që është Britania e Madhe përshembull. Kanë ardhur në këto konflikte, kanë ardhur dhe kanë gjendur mesataren e tyre, ku asnjëri prej tyre nuk është djalli dhe asnjëri prej tyre nuk është shenjtori.

Por janë bashkëpunëtor, nuk është fjala për të bërë kompromise, është fjala për të bashkëpunuar për një interes shumë të madh të njeriut. Alarmi që po bën bota sot në raport me lajmin e rremë, po rrënon demokracinë dhe po krijon një botë të rremë”, u shpreh Frrok Çupi

Gazetari pati edhe një apel referuar Kryeministrit Edi Rama. Në apelin e tij ai shprehet se ndryshimet nuk janë të mundshme, shteti në këtë rast të shtinë frikën pa pasur nevojë të frikësojë.

“Do të dëshiroja që ligji të kthehet. Do të dëshiroja që ligji të përmirësohet në raport me gjykatën, dhe me ndryshimet që nuk janë të arsyeshme, të mundshme. Jo se dikush nuk ka ti paguajë 10 milionë lekë të vjetra (i referohet gjobave që përmban paketa), por sepse shteti duket shumë përbindshëm të shtinë frikën, pa pasur nevojën të frikësojë”, e përfundoi fjalën e tij gazetari Çupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA