Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij në Mar-a-Lago: Takim i shkëlqyer, jemi drejt fundit të luftës. Presidenti ukrainas: Kemi dakordësi për 90% të planit me 20 pika
Një jaht gjigant rreth 90 metra i gjatë është përplasur të dielën që lamë pas pranë ishujve Kraibe. Në videon që është bërë virale në internet shikohet jahti “Ecstasea”, ku është përplasur me kontrollin e kabinës së urës e cila ndodhet pranë gjirit “Simpson”.
Operatori i urës mundi që të hidhej në kohë në det dhe ti shpëtonte në këtë mënyrë përplasjes së fuqishme. Aksidenti u shkaktua nga erërat e forta dhe moti i keq që preku brigjet e ishullit. Mësohet se nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të lënduar dhe dëmet materiale ishin të vogla.
Mediat raportojnë se ky jaht është ndërtuar për pronarin e ekipit anglez të Chelsea-t, rusin Roman Abrahamovic. Ndërsa në vitin 2009 për rreth 120 milionë dollarë nga pakistanezi Alshair Fiyaz.
Top Channel