Konsumatori është në kërkim të prodhimeve bujqësore bio, kjo pasi këto produkte janë të sigurta dhe të shëndetshme ndryshe nga ato që spërkaten disa herë më kimikate të cilat nuk i kontrollon askush.
Agronomi, Arben Shytaj do të shpjegoj se çfarë është produkti bio.
“Ne kemi tre sisteme bujqësie: Sistemi konvencional ku të gjithë prodhimet bëhet me kimikate. Sistemin e integruar ku përdoren kimatet dhe metodat biologjike. Sistemi i biologjisë biologjike, këto prodhime duhet të jenë pa mbetje biologjike, pa mbetje të nitrateve dhe nitriteve dhe metalesh të rënda. Prodhimet bio janë ato që prodhohen sipas një metode të caktuar dhe që certifikohen. Ne fatkeqësisht kemi pak prodhimeve bio”, thotë Arben Shytaj.
Me fjalën bio në këtë do ditë ku siguria ushqimore është në pikëpyetje po abuzohet që nga shitësit ambulant e deri tek supermaketet gjigande. Tregtarët një gjë të e tillë e bëjnë me vetëdije pasi e dinë se çfarë efekti ka ky term tek konsumatori.
GAZETARJA: Unë si klient apo konsumator nga ta dalloj që ky prodhim është bio?
TREGTARI: Po duket ai sepse është i vogël, për shembull shiko spinaqin.
GAZETARJA: Pse ky produkt është i mirë? Përse duhet ta blej konsumatori?
TREGTARI: Është i mirë sepse është i vendit dhe e kam bërë në bacen time.
GAZETARJA: Unë si konsumator nga ta dalloj?
TREGTARI: Duket është i pjekur dhe është këputur nga dega.
TREGTARI: Janë të mirë sepse janë vendi.
TREGTARI: Ne prodhimet i marrim nga e gjithë Shqipëria, ose kryesisht ullinjtë e Beratit, më pas i punoj vetë në mënyrë tradicionale.
GAZETARJA: A është një prodhim cilësor?
TREGTARI: Po. Shumë cilësor dhe të pastër është bio pasi nuk është me kimikat apo ngjyrues.
Pavarësisht deklaratave të tregtarëve, konsumatori ka tjetër mendim, por megjithatë tryeza duhet të shtrohet me produktet që na servir tregu.
GAZETARJA: Ka produkte bio?
KONSUMATORI: Jo.
GAZETARJA: Ju si konsumator çfarë nënkuptoni me fjalën bio?
KONSUMATORI: Që është bërë me pleh organik. Nuk ka më bio pasi ka shumë kërkesa.
Top Channel