Kryeministri, ministrat dhe gjykatësit kushtetues nuk do të hanë dhe pinë më nga ambalazhet plastike. Qeveria në seancën e djeshme në Kumanovë miratoi vendimin që të ndërpriten prokurimet me ambalazh të plastikës. Ndalesa i përfshinë edhe paketimet e sheqerit, lugëve për kafe dhe pije të tjera, pipat dhe kompletet për një përdorim. Vendimi vlen për të gjithë organet për të cilët është kompetente Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, e cila duhet ta shtrëngojë procedurën për prokurim me rregullat për menaxhimin e mbeturinave.
Në mënyrë obliguese me ofertën të dorëzohet edhe vërtetim për marrëveshje të lidhur për ndërmarrjen e detyrës për menaxhimin e pajisjeve për mbeturina e cila është bazë për lirim nga pagesa e kompensimit për menaxhim me pajisjet për mbeturina ose vërtetim për lirim nga pagesa e kompensimit për menaxhim me mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët – njoftojnë nga Qeveria.
Kryetarja e partisë për ripërtëritje demokratike të Maqedonisë, Maja Moraçanin në një deklaratë për “360 Gradë” thotë se do të hartohet edhe një ligj me të cilin do të vendoset ndalesë e përgjithshme për qeset e plastikës për një përdorim.
Ndryshimet ligjore janë në vijim e sipër. Në ligjin për paketim dhe mbeturina të paketimit mendoj se ligji tashmë është vendosur në ENER. Në këtë ligj do të zbatohet direktiva evropiane – u shpreh Maja Moraçanin, kryetare e RDM-së.
Ligji i cili duhet të japë fund përdorimit të plastikës është vetëm njëri nga gjithsej gjashtë projekt – zgjidhjet ligjore lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme, asnjë nuk do të mund të miratohet para verës.Marre nga AlsatM
Top Channel