Këngëtari i njohur Olly Murs është shprehur se ai i ka vendosur vetes një pagë 1000 pound në javë dhe se nuk është nga ata persona që e ekzagjeron në të shpenzuar.

“Unë i kam vënë vetes një rrogë kohët e fundit, sepse mendoj se është e rëndësishme. Për dy vitet e para isha: ‘Po, do ta blej atë dhe këtë. Mami, çfarë dëshiron? Do ta marr për ty.

“Por atëherë ju shikoni shfaqje si Reunion i Madh dhe ajo të hap sytë për të kuptuar se kjo mund të shkojë kaq shpejt, dhe duhet të jesh i mençur me paratë. Edhe Ed Sheeran ka folur për vendosjen e një rrogë vetes.

Sigurohem që të paguaj faturat e mija çdo muaj dhe të më mbetet ndonjë gjë e vogël për të shpenzuar ekstra, por nuk jam në blerjen e gjërave ekstravagante, nuk është tipi im.

Unë kam punësuar shumë shokë të mitë që bëjnë punë të ndryshme dhe ata janë me rrogë, unë nuk dua që të jem Charli i madh, dua që të gjithë të ‘luajmë’ në një fushë të barabartë, dua që të gjithë të jemi shokë sërish”, shtoi Oliver.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA