Forumi Rinor i Dobroshtit përmes një aktiviteti të zhvilluar humanitar kanë arritur që të grumbullojnë 4 mijë euro për ti ardhur në ndihmë të prekurëve nga tërmeti në Shqipëri,

Ata përmes një komunikate kanë informuar lidhur me aktivitetin e zhvilluar.
“Pasi përfunduam me procesin e dërgimit të ndihmave në Shqipëri, po ju paraqesim raportin për mbarëvajtjen e punës: Nga 4000 euro në total, 985 euro u grumbulluan ditën e premte(29.11.2019) tek xhamitë e fshatit dhe 3015 euro të tjera u grumbulluan ditëve tjera. 1500 euro u dorëzuan tek Hoxhë Ahmed Kalaja (u dorëzuan nga vet kryesia e FRD-së). 2500 euro u dorëzuan tek Hoxhë Elvis Naçi (u dërguan me bankë nga Zvicra, si dhe u shtuan edhe 100 euro të tjera nga personi i cili i dërgoi). Veshmbathjet u dorëzuan tek rezervat e shtetit për shkak se në kufi na urdhëruan të veprojmë në atë mënyrë.”, thuhet në njoftimin e forumit rinor. (INA)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA