Arkitektura është zakonisht e famshme për qiellgërvishtësit gjigandë, teatrot e operave, urat dhe aeroportet…por, përtej tyre, shumçka ndërthuret për të krijuar ambjentet që i dedikohen aktiviteteve të përditshme, si shopingu, ngrënia, fjetja apo thjeshtë ndaljes dhe shijimit të panoramës nga përtej dritares.

Nga godinat marramendëse të qytetit të nju jorkut, deri tek rrugët piktoreske të melburnit, ka një mori prej këtyre të fundit që konsiderohen si rrugët më të bukura në botë.
E tillë si Jinli street në kinë që ka një histori 1800 vjecare; apo Convent Aveneu në Harlem të Nju Jorkut.
Mbresëlënëse është Rruga Lombard në San Francisko, me tetë spërdredhjet e saj ndërsa ajo Caminito, në Buenos Aires, në Argjentinë të mahnit me ngjyrat e saj.
Rruga e filozofit në Kjoto të Japonisë, është më piktoreskja në vend, falë pemëve të qershisë që e shoqërojnë ndërsa Flast Walk, në Hamsptead të Londrës, tërheq jo pak vizitorë.
Cocburn Street, në Edinburg të Skocisë, sjell arkitekturën dhe dizajnin viktorian ndërsa projekti Umbrella Sky, në Portugali është një parajsë shumëngjyrëshe, e mbuluar nga hijet e çadrave.
Blue City, në Jodhpur të Indisë, është sipas CNN vendi perfekt për të humbur ndërkohë që sheshi Montsoris në Paris të Francës, shquhet për arkitekturën e tij të rafinuar. E në një qytet ku panorama është magjepsëse thuajse ngado, Square De Montsoris, konsiderohet si më joshësi i të gjithëve.
Të tjera imazhe mahnitëse vijnë nga Hosier Lane në Melburn të Australisë, e famshme për artin e rrugës; Nevesky Prospekt, në Shën Pjetërburg të Rusisë, që ka disa prej godinave më të mirëruajtura në qytet; Dark Hedges në Irlandën e Veriut, që është një nga më të fotografuarat në botë;
The Royal Crescent, në Bath të Anglisë, që daton nga shekulli i 18;
Via dei Coronari, në Romë të Italisë, vendi ideal për një shëtitje të ngadaltë,
Rrugët e qytetit të vjetër, në Mikonos të Greqisë, një mekë e vërtetë për turistët apo rruga Herbert Baker, në Pretoria të Afrikës së Jugut, ku natyra shpërthen fuqishëm. Për të vijuar me Heerstrasse, në Bon të Gjermanisë, me pemët e importuara nga Japonia; me Cogels Osylei në Atverp të Belgjikës që shpalos pasurinë e shekullit të 19 të këtij qyteti; apo Brouëersgracht në Amsterdam me kanalet e saj sensacionale e deri tek Chefchaouen, në Marok, një parajsë blu për fotografët.

FOTO GALERI
5/25
convent-avenue

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA