Më shumë se 600 mjekë francezë kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen nëse qeveria nuk rrit financimet e sektorit shëndetësor ndërsa personeli mjekësor përgatitet të dalë nëpër rrugë këtë javë në të gjithë vendin.

Mjekët paralajmërojnë se reduktimet e buxhetit, i numrit të shtretërve në spitale dhe stafit, por e çojnë sistemin shëndetësor të Francës në prag të kolapsit dhe po vendosin jetët e pacientëve në rrezik.

“Spitalet publike në Francë po vdesin”, shkruajnë mjekët e spitaleve nga e gjithë Franca në një letër të paprecedenttë, ku thonë se reduktimi i financimeve po rrezikon jetët e pacientëve në atë që dikur ka qenë një prej sistemeve më të mira të kujdesit shëndetësor, në botë.

E ndërkohë që ai i mjekëve është mobilizimi më i fundit, Franca prej 12 ditësh tashmë është përfshirë nga grevat. Mëngjesi i të martës ishte sërish i vështirë për udhëtarët që u përballën me pasiguri ndërsa përpiqeshin të shkonin në vendet e tyre të punës, me trenat dhe shërbimet e tjera të transportit më shumë se të përgjysmuara.

Në ditën e 12 të grevës kombëtare kundër reformës së pensioneve, të planifikuar nga presidenti Emmanuel Macron, edhe katër sindikata të transportit dhe sektorit të logjistikës u kërkuan punonjësve ti bashkohen lëvizjes për kushte më të mira pune dhe paga më të mira. Si pasojë, transportuesit kanë bllokuar rrugët në pika kyçe të vendit duke zhytur akoma më shumë në krizë sistemin e transportit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA