Policia e Kosovës po kërkon Yllka (Naim) Derri nga Gjakova, por edhe personin e dyshuar Besart (Blerim) Radosta nga Gjakova. Ky i fundit po kërkohet për veprën penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’.

Policia bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, kërkon bashkëpunim me qytetarët.

Sipas Policisë, familjarët kanë raportuar viktimën si të zhdukur që nga data 15.06.2019.

“Policia në Gjakovë ka punuar intensivisht në gjetjen e vajzës së mitur dhe gjatë hetimeve ka arrestuar edhe një person të dyshuar për mundësim të veprës penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’ dhe rasti është dërguar me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë me datën 30.07.2019. Me datën 16.10.2019 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Besart Radosta i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA