Nga skena te familja dhe kapitulli i ri në Amerikë, Afërdita Zonja rrëfen jetën dhe njohjen me gazetarin e njohur: Me Arturin kemi qenë shokë të ngushtë, s’e kuptuam kur… 06/04 12:31
Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, i ka dhënë fund beqarisë.
Bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, kishin parashikuar dasmën e tyre të dielën e 15 dhjetorit.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private me shumë pak të ftuar, në “Hotel Garden” në Prishtinë.
Megjithëse me një numër shumë të kufizuar të ftuarish, të cilëve u është kërkuar t’i mbajnë në privatësi të gjitha detajet e dasmës – në rrjetet sociale qarkulluan fotografi dhe video që tregojnë momente nga dasma.
MC Kresha është një nga reperët shqiptarë më të spikatur ndër vite, gjersa Erzine njihet si menaxhere e rrjetit “Zara” në Prishtinë.
Top Channel