Vazhdojnë debatet në studio mes panelistëve në Open në Top Channel teksa po diskutohet për paketën anti-shpifje.

Gazetari Carlo Bolino tha se është problem fakti që shumë portale janë të paregjistruara dhe se lajmet janë anonime.

Në disa portale janë të paregjistruara dhe lajmet janë anonime. Nuk ka autor të lajmit. Në qoftë se lajmet janë anonime përgjegjësi merr kryeredaktori dhe redaksia- tha Bolino.

Ndërhyri edhe Abilekaj duke thënë se portalet që bëjnë 90% të audiencës shqiptare nuk kanë problem.

Po e fryjmë sikur ka problem të mëdha në media. 90% e portaleve që përbëjnë audiencën shqiptare nuk kanë probleme. Pastaj media është pushtet, nuk duhet të flasim sikur media është biznes- ndërhyri Abilekaj.

Top Channel