Ka qenë prej një çerek shekulli filmi me fitimet më të mëdha në historinë e kinemasë dhe disa batuta të tij, si përshembull: ‘Nesër është një ditë e re’, kanë hyrë në përdorim të përditshëm.
“Bashkë me erën”, mbush 80 vjeç. Filmi me Klark Gable dhe Vivien Leigh, u shfaq për të parën herë më 15 dhjetor 1939 në Atalanta.
Fillimi i xhirimeve për filmin, u vonua në fakt për thuajse dy vjet, mbi të gjitha për shkak të mos gjetjes së një aktoreje të përshtatshme për rolin e Rossella O’harës; Para se të zgjidhej Vivien Leigh, u provuan më shumë se 1400 aktore.
Filmi fitoi gjithsesi 10 çmime oskar, mes të cilëve ai si filmi më i mirë, regjisori më i mirë, skenografia më e mirë, aktorja më e mirë protagoniste dhe ajo jo protagoniste etj. Në atë kohë, marrja e kaq shumë statujave, ishte një rekord që rezistoi deri në 1959 kur Ben Hur fitoi 11 çmime oskar.
Top Channel