Roma përmbys SPAL-in, Berisha dorëzohet në pjesën e dytë

15/12/2019 21:03

SPAL-i, ku luan titullar portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, nuk ia doli të surprizonte Romën në “Olimpico”, edhe pse kaloi i pari në epërsi me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Petagna.

Verdhekuqtë, pasi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të një goli, reaguan në mënyrën e duhur në fraksionin e dytë, duke e thyer tri herë Berishën.

Fillimisht shënoi Pellegrini, i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi, më pas erdhi radha e Perottit, që goditi sakta nga pika e bardhë e penalltisë.

Llogaritë më SPAL-in i mbylli Mkhitaryan, që farë pranë vijës fatale devijoi drejt rrjetës për golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Top Channel