Dygolësh dhe asist, De Bruyne mposhti i vetëm Arsenalin

15/12/2019 19:47

Arsenali rezultoi “kafshatë” e lehtë për Manchester City-n në ndeshjen e parafundit të javës së 17-të të Premier League-s, që u zhvilluar në “Emirates”, në Londër.

Kampionët në fuqi të Anglisë fituan thellë 0-3 dhe të gjithë golat i shënuan në pjesën e parë. Shkëlqeu në këtë përballje gjigantësh të futbollit anglez Kevin De Bruyne, autor i një dygolëshi dhe asistues në rastin e finalizimit të Streling.

Futbollisti belg e zhbllokoi takimin pa u mbushur dy minuta lojë, i shërbyer nga Gabriel Jesus, 0-1. Në të 15-ën De Bryune ia bëri të lehtë përmbylljen e aksionit sulmuesit Sterling, që nga një distancë e afërt i çoi shifrat në 0-2.

5 minuta para fundit të pjesës së parë, sërish De Bruyne protagonsit, me një goditje të saktë nga jashtë zonës, që vulosi rezultatin përfundimtar 0-3, pasi në pjesën e dytë Arsenali, përtej dëshirës, hasi në një mbrojtje solide të Citizens, që nuk lejoi prekjen e rrjetës.

Top Channel