
Puntata e sotme në Hell’s Kitchen ishte e mbushur me debate, sherre dhe thyerje pjatash. Në skuadrën e djemve domoi debati thuajse gjatë gjithë kohës.
Selmani kishte pjatën më të mirë. Ai u vlerësua nga shefi para të gjithë të tjerëve por nuk ua dha dot fitoren djemve dhe skuadrës blu sepse Rezarti e kishte bërë perfekte ëmbëlsirën e tij duke i dhënë fitoren skuadrës së kuqe.
Në sfidën e restorantit u gatua peshk. U gjetën shumë herë hala në filetot e djemve. Më pas një kliente e vogël gjeti një halë në pjatë. Shefi u nxeh sepse është e rrezikshme. Dhe te supa që gatoi Kristina u gjet halë peshku.
Në këtë puntatë shumë konkurrentë dolën në nominim: dy liderat, Marsela dhe Ledjoni, Kristina dhe Meridiani. Ledjoni dhe Marsela do jenë çdo javë në nominim që tani e tutje. Meridiani u eleminua.
Top Channel