Vetëm pak javë më parë Shqipëria u prek nga një tërmet i fuqishëm, e cila regjistroi 51 viktima, qindra të plagosur si edhe shumë dëme materiale.

Në shenjë solidarizimi, tifozët e pranishëm, ishin dëshmitarë të një marshimi të ushtrisë, efektivëve të policisë, forcave të emergjencës civile. Që të gjithë këto struktura u bënë bashkë dhe marshuan, në ambientet e fushës në nderim të viktimave dhe personave të prekur nga tërmeti. Jo vetëm futboll, jo vetëm emocion dhe spektakël, ky derbi përmban në brendësi të saj edhe aspektin dhe ndjenjat njerëzore.

Partizani ka vendosur që gjysmat e të ardhurave të siguruara nga shitja e biletave për këtë ndeshje, të shkojnë në drejtim të personave të prekur nga tërmeti. Dhe futbolli po mundohet të kontribuojë në këto ditë të vështira që po kalojnë Shqiptarët.

FOTO GALERI
6/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA