Trupa të vdekur në bord, që “notojnë” në brigjet e Japonisë… Rrëfimi për anijet e peshkimit nga Koreja e Veriut

13/12/2019 11:56

Një numër në rritje i anijeve të peshkimit të Koresë së Veriut po fundosen në brigjet e Japonisë.

Sipas një shkrimi të Al Jazeera, përcjell Telegrafi, ndonjëherë ka të mbijetuar por shpesh ato mbajnë një ngarkesë tragjike kufomash nga e ashtuquajtura “Mbretëria Hermite”.

Është Shizuo Sato ai që kujton ditën kur bëri një zbulim të zymtë në bregdetin perëndimor të Japonisë.

“Ne kemi njohur për shumë anije fantazmë të gjetura në këtë zonë”, thotë ai. “Ne të gjithë kemi menduar se nëse është një trup i vdekur, duhet të jetë një nga Koreja e Veriut”.

Siç thuhet në shkrim, këto “anije fantazmë” misterioze janë një makth diplomatik, logjistik dhe financiar për Japoninë, që shpenzojnë miliona dollarë në hetime policore, operacione pastrimi dhe riatdhesimi të të mbijetuarve dhe mbetjeve njerëzore.

Ndryshe, vetëm në dhjetor të vitit 2017, tetë peshkatarë të Koresë së Veriut u gjetën të vdekur në gadishullin Oga të Japonisë. Por mbetjet e peshkatarëve janë ende në “harresë”. Tani për tani, ata po mbahen në një tempull nga një murg vendas, Ryosen Kojima. Ndërsa analistët debatojnë për atë që anijet fantazmë mund të zbulojnë në lidhje me kombin e fshehtë, në Japoni, anijet kujtojnë diçka nga një e kaluar e errët kur spiunët e Koresë së Veriut rrëmbyen qytetarët japonezë.

“Jemi paralajmëruar që të mos i afrohemi shumë anijeve të Koresë së Veriut, pasi ato mund të na bëjnë diçka të keqe”, thotë Ken Honma, një peshkatar që kalon nëntë muaj të çdo viti në një zonë peshkimi rreth 500 kilometra (311 milje) nga qyteti portual i Koresë së Veriut, Chongjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA