Tjetër disfatë ligjore për Trump, gjykata e shpall jokushtetues ndalimin e vizave për 75 vende që presidenti shpalli para disa muajsh 23/08 22:57
Një djalë nga New York ka vdekur pasi u shtyp nga një makinë me telekomandë e cila ishte ndezur gabimisht nga pronari i saj.
Michael Kosanovich, 21 vjeç, kishte qenë duke qëndruar në këmbë midis dy Lexus IS300 të parkuar më 6 Dhjetor, kur njëra prej tyre ishte ndezur nga pronari i saj gabimisht me komandë, tha policia.
Makina ka filluar të ecë dhe është përplasur me makinën tjetër duke zënë në mes djalin.
Kosanovich u dërgua në spital me trauma të rëndë në kraharor dhe këmbë, sipas Departamentit të Policisë së New Jorkut (NYPD). Ai vdiq nga plagët më 7 dhjetor, shkruan BBC.
Policia tha që Kosanovich kishte inspektuar njërën nga automjetet në kohën e aksidentit, duke synuar që ta blejë atë.
/A.P/
Top Channel