Ky është personi që mbyt mushkonjat me gazrat e tij

12/12/2019 21:21

Një burrë, gazrat e të cilit vrasin mushkonjat pretendon se është kontaktuar nga kompanitë që prodhojnë helme kundër mushkonjave që t’u tregojë sekretin e gazit të tij vrasës.

Joe Rwamirama, 48 vjeç, nga Kampala, Uganda thotë se studiuesit kanë filluar një studim për vetitë kimike të toksinës së tij unike të pantallonave.

Ai shprehet se askush në fshatin e tij nuk është prekur nga malaria në një rreze prej rreth 10 kilometrash, zonë që ai pretendon se kanë efekte gazrat e tij.

Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do ta bënte zonën e tij të pasojave më të madhe se ajo e bombës atomike që shkatërroi Hiroshiman në 1945.

Berberi lokal James Yoweri tha: “Ai njihet në të gjithë qytetin si njeriu që mund të vrasë mushkonjat me gazrat e tij.

“Kur Joe është aty, të gjithë e dimë se mushkonjat do të zhduken. Ai është i respektueshëm për njerëzit rreth tij”.

Një shef lokal, i cili e njihte Xhon që kur ishte fëmijë, tha se e mori atë pranë gjatë sezonit të malaries dhe pretendon se askush aty pranë nuk u prek nga sëmundja, shkruan The Sun.

Joe: Unë ha ushqim të zakonshëm ashtu si të gjithë, por asnjë insekt nuk më afrohet, madje as një mizë.

“Kam erë si një njeri normal dhe lahem çdo ditë dhe gazrat e mia janë njësoj si të të gjithëve, ato janë të rrezikshme vetëm për insektet e vogla dhe veçanërisht mushkonjat”.

Joe ëndërron të tregtojë gazin e tij dhe shtoi: “Imagjinoni të blini një kuti me Raid me fytyrën time!”.

Pretendimet që era e Joe ka evoluar për të luftuar malarinë u shfaqën dje në internet – por të dy kompanitë e lidhura me të nuk u identifikuan dhe pretendimet nuk mund të verifikoheshin.

Top Channel