Kessie mohon zërat e merkatos: Nuk largohem nga Milani

12/12/2019 19:16
MILAN, ITALY - FEBRUARY 22: Franck Kessie of Milan in action during the Serie A match between AC Milan and Empoli at Stadio Giuseppe Meazza on February 22, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Tullio Puglia/Getty Images)

Është folur shumë gjatë muajve të fundit për të ardhmen e Franck Kessie. Mediat italiane e shikojnë larg Milanit mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, por vetë futbollisti në një intervistë për SportMediaset ka përgënjeshtruar gjithçka flitet lidhur me një largim të tijin nga kuqezinjtë.

“Nëse do të kisha dëshirë të largohesha do ta kisha bërë tashmë. Dua të qëndroj edhe për shumë vite te Milani, skuadra për të cilën kam bërë tifozllëk që kur isha fëmijë. Për mua transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet dhe do të jap gjithmonë maksimumin për këto ngjyra”, fjalë këto të Franck Kessie.

Top Channel