“Nuk e di çfarë godita… po ha pica”/ 18-vjeçari që ecte si i çmendur përplas për të moshuarin në Britani, ikën në shtëpi si të mos ketë ndodhur asgjë
Ekonomia gjermane mund të ketë pritshmëri për përmirësim vetëm në vitin 2021. Kështu paralajmëron Instituti kërkimor për Ekonominë Botërore i Kielit (IfW).
Sipas këtij instituti, janë vështirësitë me të cilat po përballet sektori industrial i Gjermanisë që kanë frenuar rritjen.
Rritja aktuale e dobët ishte rezultat i një recesioni në sektorin industrial, ku kishte kapacitet rezervë dhe ku pritej që investimet të binin me 1,1 % vitin në vazhdim.
IfW parashikon që rritja e këtij viti do të jetë e dobët, me 0,5 % të PBB-së dhe do të vijë duke u ngritur me 1,1 % në vitin 2020 dhe 1,5 % në vitin 2021.
Instituti këshillon për një përqendrim të buxhetit në dhënien e përparësisë investimeve, ndërkohë që ruan kufizimet për borxhin e ri.
Top Channel