Dardan Berisha pritet të ndërroj ambient.

Basketbollisti pejan pritet të rikthehet tek skuadra e KB Pejës, pas mosmarrëveshjeve me kryesinë e klubit të Prishtinës, pas incidentit që pati me kapitenin e skuadrës, Edmond Azemi.

KosovaPress mëson se Berisha tashmë është shumë afër një transferimit tek klubi pejan, i cili këtë vit u rikthye në Superligën e Kosovës në basketboll, pas problemeve financiare që kishte.Gjithashtu mësohet se Peja shumë shpejt të financohet edhe nga kompania ELKOS, kompani që ka premtuar që do ta mbështes këtë klub tash e një kohë të gjatë./

Top Channel