Serbia është e gatshme të negociojë një zgjidhje kompromisi, por nëse dikush mendon të vijë në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën – kjo nuk do të ndodhë.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për të përditshmen greke ‘Kathimerini’.

I pyetur rreth skenarit për shkëmbimin e territoreve me Kosovën, presidenti Vuçiq kujtoi se Serbia gjithmonë kishte kërkuar një kompromis dhe nuk dëshiron të imponojë një zgjidhje që do të ishte në interes të vetëm njërës palë.

“Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për të negociuar çdo zgjidhje kompromisi. Disa përmendin modele të tjera, por nuk na ofrojnë asgjë specifike. Nëse dikush mendon se ata do të vijnë në Beograd dhe do të na thonë ta njohim Kosovën si një vend të pavarur, kjo nuk do të ndodhë,” tha Vuçiq.

Ai falënderoi Greqinë që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës dhe tha se ishte “një vend që mbron ligjin ndërkombëtar, me gjithë presionet që i janë ekspozuar”.

“Ju nuk do të dëgjoni nga unë kërkesa të tjera, përveç se ne duam që tarifat 100 për qind (të vendosura nga Kosova për produktet serbe) të hiqen. Pra, ne duam të ulemi në një tryezë, të diskutojmë mbi problemin dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”, tha Vuçiq, transmeton KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA