
Dy kullat e ish repartit të Urës në Azotikun e Fierit, rrezikojnë të shemben. Pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nentorit, ato kanë pësuar spostime të konsiderueshme.
Një kullë është spostuar 10 deri në 12 gradë ndërsa tjetra 7 deri në 8 gradë. Kullat kanë një lartësi prej 60 metrash dhe janë ndërtuar në vitet 70-80. Ato ndodhen shumë pranë lagjes së romeve në periferi të Fierit.
Drejtori i Azotikut kërkon vlerësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre nga specialistët.
Pasi rënia e tyre do të shkaktonte një tragjedi të vërtetë.
E gjithë zona përben një rrezik serioz pasi objektet e ndërtuara në Azotikun e Fierit janë më shumë se 50 vjeçare. Amortizimi i tyre, por edhe shkatërrimi pas shpërbërjes së uzinës së plehrave kimike, e kanë shndërruar ish zonën industriale në një ngrehine ndërtesash gjysmë të rrënuara, të cilat prej vitesh nuk kryejnë asnjë funksion.
Në ish zonën industriale Azotik dhe TEC ndodhen edhe 8 kullat e ftohjes, teë ndërtuara në të njëjtën periudhë.
Top Channel