Sekuestrohen 6 thasë me kanabis në Tiranë, dy të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim
23/01 09:03
Dhjetëra hektarë tokë e mbjellë me patate ka mbetur pa vjelur në Divjakë.
Prodhim këtë vit sipas fermerëve pati shumë, por çmimi i shitjes del nen kosto.
Fermerët nuk e kanë gjetur rrugë zgjidhjen, ndërsa vazhdojnë të mbijetojnë në një treg pa kontroll. Këtë dhjetor për të dytën herë brenda vitit, prodhuesit po nxjerrin pataten. Çmimi që tregtarët kërkojnë t’ua blejnë varjon nga 20 në 25 lekë për kg.
Një pjesë e familjeve në Divjakë të cilët kanë mundësi mendojnë ta magazinojnë prodhimin, për të kapur një çmim pak më të lartë.
Të tjerë fermerë të cilët nuk kanë mundësi ta magazinojnë detyrohen ta shesin prodhimin e tyre nën kosto ose edhe ta hedhin poshtë.
Top Channel